Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    E rëndë në Jalë/ Rrëshqiti në dhomën e hotelit dhe goditi kokën, humb jetën një person

    Tërmeti në Venezuelë, UNICEF: 680 mijë fëmijë kanë nevojë për ndihmë humanitare

    Vihet nën kontroll zjarri në Mallakastër/ Shuhet edhe vatra e fundit, nuk ka më rrezik për përhapjen e flakëve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Analiza/ Asgjë e tillë nuk është parë tek Reali që nga koha e Mourinhos

    June 29, 2025
    Analiza/ Asgjë e tillë nuk është parë tek Reali që nga koha e Mourinhos

    Ksabi Alonso nuk erdhi te Reali për të ndjekur yjet, por për të ndryshuar gjithçka. Në tri ndeshje, trajneri i ka bërë të gjithë të vrapojnë, e ka bërë Ardën lojtarin kyç të ekipit për të nisur aksionet, e ka bërë Gonzalon praktikisht të padiskutueshëm dhe ka rikuperuar një sistem loje që nuk ishte parë në Madrid për 25 vjet dhe që ata thanë se ishte e pamundur të shihej përsëri në “Santiago Bernabeu”.

    Nuk ishte dramë të shihje Madridin me tre qendërmbrojtës dhe dy anësorë. Përkundrazi. Të bardhët ishin më agresivë në presing, e lëviznin topin me më shumë shpejtësi dhe luftonin më pak në mbrojtje. Që nga Murinjo, secili me stilin e tij, një trajner nuk ka qenë kaq i etur për të ndryshuar gjërat në Madrid. Madridi i Ksabit duket premtues, duke bërë përparim të qëndrueshëm në Kupën e Botës për Klube. Ata janë tashmë në 1/8-at e finaleve, ku presin Juventusin dhe kundër të cilit pritet një “nënshkrim” i ri: Mbape!

    GONZALO FITON NJË VEND – Ka dy gola në Kupën e Botës për Klube dhe ka luajtur 225 minuta nga 270 të mundshme. Dhe Ksabi është i qartë: nëse Rodrigo ose Vinicius duhet të nxirren jashtë loje të parët, ata do të dalin. Gonzalo, i cili mezi luajti tri ndeshje nën drejtimin e Ançelotit, është basti i madh i trajnerit të ri. Kundër Salzburgut, ai përsëri u paraqit shkëlqyer, të kulmuar me gol. Sulmuesi i ardhur nga të rinjtë, i cili dukej i destinuar të largohej nga Madridi këtë verë, ka fituar një vend në ekipin e parë. Vini dhe Mbape janë ende emra të mëdhenj, por ai mund të jetë një plotësues ideal për ta.

    VINI U BË PËRSËRI VINI – Braziliani u rikthye në formën e tij më të mirë për ta vënë ekipin në rrugën e duhur për një vend në 1/8-at e finaleve. Së pari, me një gol mahnitës pas një asisti të shkëlqyer nga Bellingam, duke shfaqur edhe një herë talentet e tij të mëdha: shpejtësinë, driblimin dhe gjuajtjet e sakta. Më pas, “fabrikoi” golin e 2-0 të Valverdes. Vinicius më në fund nisi të lërë gjurmë në Kupën e Botës për Klube.

    KSABI E MODRIÇ – Situata e kroatit është e paqartë. Ai donte të qëndronte në Madrid për një sezon tjetër, por kontrata e tij nuk është rinovuar dhe ende nuk është e qartë pse. Kroati është zgjedhja e parë si zëvendësue spër Alonson. Është e pakuptueshme që ai do ta përfundojë karrierën te Milani dhe jo në Madrid.

    MË NË FUND, QETËSI PËR KURTUA – Alonso e kuptoi shpejt. Kundër Paçukës, Kurtuasë iu desh të bënte njëmbëdhjetë pritje. Shumë. Kjo e inkurajoi trajnerin të provonte gjëra të reja dhe të zgjidhte sistemin që përdori në Leverkusen kundër Salzburgut. Dhe, siç u pa, portieri belg ishte praktikisht spektator gjatë gjithë ndeshjes.

    GYLER PO E SHIJON – Trajneri i ri e ka bërë atë lojtarin kyç të ekipit me topin, atë që është përgjegjës për të filluar lojën. Dhe Gyler e ka pranuar me kënaqësi sfidën, i lumtur që më në fund ndihet i rëndësishëm në Real Madrid. Turku po dëshmon të jetë ambicioz dhe një lider me topin në këmbë dhe një lojtar i fortë pa të. Ai ende mund të rritet fizikisht dhe taktikisht, por përkushtimi i tij në mbrojtje është i padiskutueshëm.

    analiza La Liga Real Madrid Xabi Alonso
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    E rëndë në Jalë/ Rrëshqiti në dhomën e hotelit dhe goditi kokën, humb jetën një person

    June 28, 2026

    Tërmeti në Venezuelë, UNICEF: 680 mijë fëmijë kanë nevojë për ndihmë humanitare

    June 28, 2026

    Vihet nën kontroll zjarri në Mallakastër/ Shuhet edhe vatra e fundit, nuk ka më rrezik për përhapjen e flakëve

    June 28, 2026

    “SofaScore” zgjedh më të mirët e raundit të tretë të Botërorit 2026, spikat Dembele

    June 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Testi i madh i yjeve nis: 6 shenja horoskopi do të përballen me sfida të forta deri më 23 korrik

    Parashikimi i horoskopit 28 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 27 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.