Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj të mjeteve, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor

    Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt, çështja kthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm

    Berisha nuk mori pjesë në votimet për rendin e ditës, Salianji: Berisha po asgjëson opozitën reale

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Ben Blushi/ Një shënim për Shëngjinin e bukur

    June 21, 2025
    Ben Blushi/ Një shënim për Shëngjinin e bukur

    Sapo lexova me kënaqësi se Pjerin Ndreu nuk kishte patur asnjë plan për ta ndryshuar emrin e Shëngjinit.

    Një ditë më parë edhe unë, si shumë të tjerë, u habita kur shtypi e prezantoi si një propozim zyrtar te Pjerinit, mundësinë per ta quajtur Shëngjinin Qyteti Wilson, sipas emrit të Presidentit Woodrow Wilson.

    Për disa muaj Shëngjini e ka mbajtur këtë emër kur Fan Noli, kryeminister miratoi një propozim të Faik Konicës për të nderuar Presidentin Amerikan që kishte njohur pavarësinë e Shqipërisë.

    Kjo ka ndodhur në vitin 1924. Një qind vjet më parë.

    Më vonë Shëngjini nuk e mbajti dot atë emër dhe u kthye te emri i bukur që mban prej shekujsh.

    Unë kam shkruar një roman per Shëngjinin dhe qoftë edhe për këtë shkak mu duk e padrejtë që këtij qyteti të mrekullueshëm peshkatarësh t’i ndryshohet emri.

    Shqipëria e ka provuar dikur emërtimin e qyteteve sipas lidereve të huaj të botës.

    Kuçova u quajt për gati 30 vjet Qyteti Stalin.

    Kur komunizmi u shemb banorët u kthyen tek emri që kishin patur përherë.

    Natyrisht që ka një ngjashmëri të shtrembër mes dy rasteve.

    Wilson e shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi në konferencën e paqes në Paris në vitin 1919, kurse Stalini i mësoi komunistët shqiptarë si të burgosnin dhe të vrisnin kundërshtarët e tyre për 45 vjet.

    Shqipëria mbeti një vend stalinist edhe kur Bashkimi Sovjetik u nda nga Stalini pas vitit 1960.

    Sidoqoftë, t’i ndryshosh emrin një qyteti nuk është gjjthmonë e dobishme, pavarësisht nga arsyet.

    100 vjet më parë Fan Noli kishte arsye te tjera. Ai e kishte takuar Presidentin Wilson dhe mbeshtetja e Amerikes në atë kohë ishte jetike. Sot gjërat kanë ndryshuar.

    Nëse fillon moda e ndryshimit te emrave te qyteteve fushëkrujasit mund të propozojnë që qyteti i tyre të quhet Bush City ose Fushë- Bush sepse në vitin 2007 Presidenti Bush që na antarësoi në NATO, erdhi në këtë qytet ku u mbulua me shumë dashuri.

    Bush është i vetmi President që ka ardhur në Shqipëri dhe nuk e harroj sesa i qeshur ishte kur e prita te shkallët e avionit në 10 qershor 2007.

    Por duke ndjekur këtë modë me siguri shumë qytete të Kosovës do mbanin rradhë per t’u quajtur Klinton City sipas presidentit Bill Klinton që e çliroi Kosovën nga Serbia në vitin 1999.

    E natyrisht nuk do mbaronte me kaq sepse kur t’i merrte vesh këto ndryshime te pamiratuara prej tij, sedra narciste e Presidentit Trump, nuk do ngopej derisa një qytet tjetër i Shqipërisë ose Kosovës të quhej Trump City.

    E kush mund t’i rezistoje kësaj kërkese të njeriut që dy ditë më parë detyroi Pakistanin, këtë vend të egër islamik me armë bërthomore ta propozojë për Çmimin Nobel.

    Kështuqë duke parashikuar se zinxhiri i këtyre pagëzimeve surprizuese mund të jetë i pafund më erdhi mirë sot kur lexova se Pjerin Ndreu as e ka ne plan t’ia ndryshojë emrin e bukur qytetit të Shëngjinit.

    Vendosa ta bëj këtë koment në vazhdim të shënimit për Kuvendin e Lezhës që organizoi para një jave me aq bujari Pjerin Ndreu.

    Aty kam shkruar se që kur e njoh Pjerini më ka surprizuar tre herë.

    Sot jam shumë i kënaqur që e la me kaq dhe nuk më surprizoi për herë të katërt.

    Unë shkoj shpesh në Shëngjin për të fotografuar perëndimin mallëngjyes dhe nuk do doja, që kur njerëzit të më pyesin ku je, t’i përgjigjem po pres uljen e diellit ne Wilson, fryn pak erë në Wilson City, po nisem në Fushë- Bush, por rrugës për në Tiranë do kaloj edhe në Trump City, qyteti ku kam bërë zborin ushtarak dhe dikur quhej Mamurras.

    Ben Blushi opinion
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj të mjeteve, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor

    June 18, 2026

    Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt, çështja kthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm

    June 18, 2026

    Berisha nuk mori pjesë në votimet për rendin e ditës, Salianji: Berisha po asgjëson opozitën reale

    June 18, 2026

    Kuvendi miratoi Amnistinë Penale, ministri Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.