Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Magjia spanjolle, fitorja që shpëtoi futbollin. “La Roja” nuk ra në kurthin e Argjentinës

    GJKKO rrëzoi kërkesën e Xoxës për pezullim të procesit, sot seanca e radhës për Veliajn

    Mospagimi i kësteve të tatim-fitimit, Tatimet shqyrtojnë rikthimin e penalitetit 10% për bizneset

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    “Më fal për atë që do të bëj tani”/ Vr*u 10 persona dhe plagosi 11, zbulohet mesazhi i 21-vjeçarit për nënën e tij

    June 11, 2025

    Autoritetet austriake kanë publikuar identitetin dhe fotot e 21-vjeçarit Arthur A., i cili kreu një masakër të përgjakshme në një shkollë në Graz, duke vrarë nëntë nxënës dhe një mësues përpara se të vetëvritej.

    Ngjarja tronditëse ndodhi në ambientet e shkollës, ku i riu përdori një pistoletë dhe një pushkë për të qëlluar në mënyrë të pamëshirshme në dy klasa dhe hapësira të tjera të godinës. Viktimat ishin gjashtë vajza dhe tre djem, të moshës 14 deri në 17 vjeç, si dhe një mësues 59-vjeçar. Gjithashtu, 11 persona të tjerë u plagosën, katër prej të cilëve ndodhen në kujdes intensiv.

    Mediat lokale raportojnë se Arthur kishte lënë një letër dhe kishte regjistruar një video lamtumire në telefonin e tij, të cilën ia dërgoi nënës së tij pak para sulmit. Në të, ai shprehej:

    “Më fal për atë që do të bëj tani. Faleminderit për gjithçka, për dashurinë dhe kujdesin tënd. Ti nuk ke faj për asgjë.”

    Sipas autoriteteve, nëna e tij e pa videon vetëm 24 minuta pasi sulmi kishte ndodhur dhe djali i saj i kishte dhënë fund jetës. Në letrën që la pas, Arthur akuzonte shkollën për ngacmim dhe vështirësitë që kishte kaluar, si dhe kërkonte që të kujdeseshin për macen e tij, me të cilën ai kishte pozuar në një nga fotot.

    I riu jetonte me nënën në Kalsdorf, pranë Grazit, dhe kishte pasur vështirësi të mëdha në shkollë, duke ngelur disa herë. Ai posedonte leje për mbajtjen e armëve të gjahut, por jo për armë zjarri, çka ka shtuar shqetësimet rreth kontrollit të armëve në Austri.

    Gjithashtu, në shtëpinë e tij u gjet edhe një pajisje shpërthyese që rezultoi jo funksionale.

    Ky akt i rëndë, që po trajtohet si një hakmarrje e motivuar nga dështimi personal dhe izolimi social, ka tronditur opinionin publik në Austri dhe më gjerë. Hetimet vijojnë, ndërsa shkollat dhe institucionet e tjera në vend kanë rritur masat e sigurisë.

    21 vjecari Austri masakra te vrare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Magjia spanjolle, fitorja që shpëtoi futbollin. “La Roja” nuk ra në kurthin e Argjentinës

    July 21, 2026

    GJKKO rrëzoi kërkesën e Xoxës për pezullim të procesit, sot seanca e radhës për Veliajn

    July 21, 2026

    Mospagimi i kësteve të tatim-fitimit, Tatimet shqyrtojnë rikthimin e penalitetit 10% për bizneset

    July 21, 2026

    Kishte mbjellë vazo me kanabis në kanionet e Progonatit, në pranga 57-vjeçari (EMRI)

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.