TIRANË– Pas lajmit zyrtar të ditësh së djeshme se është rinovuar kontrata me trajnerin brazilian ka reaguar edhe vet Silvinjo përmes një postimi në Instgram. Ai ka treguar se ndihet i lumtur për rinovimin e kontratës me kombëtaren shqiptare deri në dhjetor të 2025.
“Jam shumë i lumtur me rinovimin e kontratës së stafit tonë teknik deri në dhjetor 2025. Është vazhdimi i punës që nisi një vit e shtatë muaj më parë, me synimin për t’u kualifikuar në finalet e Kampionatit Europian dhe që u realizua. Ne u përballëm si të barabartë me çdo rival në ‘Euro 2024’ dhe dolëm nga turneu krenarë për atë që bëmë. Por, tani është koha për të ecur përpara dhe për t’u përballur me sfida të reja. Jemi gati për këtë. Forca Shqipëri!”- ka shkruar trajneri.
View this post on Instagram


