TIRANË– Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” Pandeli Bozhën, i arrestuar pak ditë më parë për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në blerje votash në qytetin e Fierit, me qëllim favorizimin e vajzës së tij, Limonera Bozha, e cila kandidoi në zgjedhjet e 11 majit nën siglën e Partisë Socialdemokrate (PSD).
Sipas prokurorisë, Pandeli Bozha ka përdorur kontakte personale dhe mjete financiare për të ndikuar tek zgjedhësit në favor të kandidaturës së së bijës. Ai u vu në pranga gjatë një operacioni të ndërmarrë nga autoritetet në kuadër të hetimeve për parregullsi zgjedhore.
GJKKO vendosi që Bozha të qëndrojë në arrest shtëpie, duke marrë parasysh moshën e tij dhe gjendjen jo të mirë shëndetësore./Radar.al
PS korri fitore/ Tik Lapaj me buzëqeshjen vesh më vesh nuk e fsheh lumturinë
Mori peng një vajzë në Tiranë dhe e kanosi, arrestohet 29-vjeçari
LAJM I FUNDIT/ SPAK urdhëron sekuestrimin e celularit të shoqëruesit të kreut të PSD-së, Tom Doshi


