Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme në një qendër votimi në Gur të Zi në qarkun e Shkodrës.
“A2 CNN” raporton se komisionerët nxorrën jashtë komisionerin e Partisë Socialdemokrate me inicialet B. Kasemi, pasi ai ishte në gjendje të dehur.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në qendrën e votimit 0340 KZAZ nr.2 të këtij qarku.


