Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Rënia e euros po nxit importet në sasi, u rritën 14% në 2024

    May 6, 2025

    TIRANË- Kursi i këmbimit ka dhënë një seri efektesh zinxhir në ekonominë e vendit, që nga rënia e eksporteve, falimentet e prodhuesve dhe rritja e importeve në sasi. Më 2024 u importuan 6,2 milionë tonë mallra me rritje rreth 14% në krahasim me vitin 2023 (shiko grafikun e mëposhtëm). Të dhëna tregojnë se pavarësisht çmimeve më të lira volumi i importeve është zgjeruar, duke mbajtur në trend rritës të ardhurat buxhetore gjatë vitit të kaluar.

    Ministria e Financave përllogariti se, efektet negative të kursit të këmbimit mbi të ardhurat doganore vitin e kaluar ishin 17 miliardë lekë ose 170 milionë euro. Mirëpo rënia euros ka pasur një ndikim pozitiv indirekt në ardhurat e doganave, pasi çmimet më të lira kanë rritur importet në sasi.

    Rënia e euros i ka bërë importet e mallrave më të lira. Duke qenë se TVSH-ja dhe tarifat e tjera vilen në përqindje të çmimeve, doganat kanë vjelur më pak të ardhura direkte për njësi malli. Por vitin e kaluar importet në sasi u rritem me 14 % dhe në vlerë vetëm më 2.5 %. Rritja e importeve ka kompensuar rënien e të ardhurave që ka krijuar kursi i këmbimit.

    Për vitin 2024 , importi i taksuar në peshë është rritur 16% krahasuar me vitin e kaluar ndërsa në vlerë është rritur me 6 %. Ndërsa e kundërta ka ndodhur me eksportet. Ato janë rritur në sasi me 1 për qind, por janë ulur në vlerë me 14 për qind për shkak të rënies së euros.

    Kursi mesatar i këmbimit në vitin 2023 ishte 102.8 lekë, ndërsa vitin e kaluar rreth 100.7 lekë. Në vitin 2021 euro këmbehej me 123 lekë, ndërsa në 2016 me 138 lekë.

    Të dhënat mbi tregtinë e jashtme të vitit që mbyllëm dëshmuan se ekonomia shqiptare ka humbur konkurrencën në tregjet ndërkombëtare.. Të ardhurat që po fitohen nga turizmi dhe investimet e huaja po ikin jashtë për furnizime me mallra, duke sinjalizuar se sektori i prodhimit në vend që të zgjerohet prej rritjes së vizitorëve po bie në humnerë.

    Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2024, eksportet shënuan rënien më të madhe të paktën që nga viti 2005, kur raportohen të dhënat më të hershme nga INSTAT. Në anën tjetër importet shënuan një vlerë 894,3 miliardë lekë me rritje vjetore 2.4 për qind, teksa në sasi u rritem me 14%.. Rënia eksporteve dhe rritja e importeve bënë që deficiti tregtar të shënojë rekord historik prej 521,7 miliardë lekësh (5,2 miliardë euro).

    Të dhëna të detajuara tregojnë se rritja e importeve po udhëhiqet nga nevojat e sektorit të turizmit dhe ndërtimit për mallra. Për shembull grupet që kanë pësuar rritje të lartë të importeve nga jashtë i takojnë furniturës së hoteleve të tilla si çadra dielli, mobiliet dhe prodhimet e kashtës materiale për ndërtimin si çimento, melanimë, xhama, etj.

    Shqipërisë iu deshën gati tre dekada të ngrinte sektorin e prodhimit dhe markën “Made in Albania” për tregjet e Europës, por kursi i këmbimit dhe disa faktorë bashkëshoqërues si rritja e kostove te brendshme dhe rënia e kërkesës nga jashtë kanë rrënuar për dy vite atë që u ngrit me mund për shumë se dy dekada./Monitor

    Rënia e Euros TVSH
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nxehtësia ekstreme godet energjinë bërthamore, Franca mbyll reaktorin “Golfech 2”

    June 23, 2026

    Georgina larg stadiumit, por pranë Ronaldos, ja si i jep mbështetje CR7

    June 23, 2026

    Shqipëria krijon operator të ri për hidrokarburet, Rama: Garantojmë rezervën strategjike të naftës

    June 23, 2026

    Tension në veri të Evropës, bombarduesit rusë pranë Britanisë, NATO ngre F-35 në ajër

    June 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.