KLOS-Mbrëmjen e së dielës, rreth orës 23:45 ka ndodhur një aksident në hyrje të tunelit të Murrizit, në aksin Tiranë-Klos.
Bazuar në njoftimin e policisë, shtetasi K.L., 19 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë plagosur drejtuesi i automjetit dhe tre pasagjerët: shtetasit K.Gj., U.M., dhe F.K. Të gjithë të dëmtuarit janë transportuar dhe po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin Universitar Tiranë. Grupi hetimor është në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Klos/Informacion paraprak
Rreth orës 23:45, në hyrje të tunelit të Murrizit, me kah lëvizjeje Tiranë-Klos, shtetasi K.L., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët shtetasit K.Gj., U.M dhe F.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar Tiranë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Radar.al
Veriu mbulohet nga petku i bardhë si në dhjetor, në Tiranë pranverë!
Po shihte ndeshjen me të birin/ Kush është shqiptari që u v*a nga bashkëatdhetari në Itali


