Futbollisti i njohur i skuadrës Al-Hilal, Neymar është bërë baba për herë të tretë.
Përmes një postimi në Instagram, ai njoftoi se familja e tij është zgjeruar me lindjen e vajzës së tij të cilën e ka quajtur Helena.
View this post on Instagram
Vogëlushja ka ardhur në jetë më 3 korrik dhe nga postimet e bëra në rrjetet sociale duket se futbollisti e ka prezantuar vajzën e tij me djalin e madh.
Sipas mediave rozë nëna e vajzës së Neymar është modelja Amanda Kimberlly.
Neymar është baba i Davi I cili lindi kur futbollisti ishte 19-vjeç nga ramarrëdhënia e tij me Carolina Dantas. Neymar është gjithashtu edhe babai i Mavie, bebes 9 muajshe mamaja e së cilës është me Bruna Biancardi.
Të dy, tashmë të fejuar, aludohet të jenë rilidhur pas disa ndarjesh.
Futbollisti e tradhëtoi Brunën gjatë shtatzënisë e mes tradhtive ishte edhe ajo me Amanda Kimberlly, me të cilën sot ai ka një vajzë.


