Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Sherr në një lokal në Kamëz/ Qëlloi me ar*ë në ajër për të kërcënuar dy persona, arrestohet 23-vjeçari

    Sërish sulm ajror amerikan në Karaibe, tre të vr*rë në një anije të dyshuar për trafik droge

    Ushtari izraelit thyen me çekan statujën e Krishtit, shpërthen indinjata në Liban

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    S&P përmirëson vlerësimin e Shqipërisë në “BB”, financat publike…

    March 24, 2025

    Në raportin e saj më të fundit të publikuar më 21 mars 2025, agjencia prestigjioze, ndërkombëtare e vlerësimit “Standard & Poor’s Global Ratings” ka përmirësuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në “BB” nga “BB-“, ndërsa ka konfirmuar një perspektivë “të qëndrueshme”.

    Ministria e Financave bëri të ditur sot se ky vlerësim vjen si rrjedhojë e performancës së qëndrueshme ekonomike dhe fiskale të Shqipërisë gjatë viteve të fundit.

    S&P thekson se përmirësimi i vlerësimit pasqyron forcën e performancës ekonomike dhe fiskale të Shqipërisë gjatë viteve të fundit.

    Që nga viti 2019, borxhi i përgjithshëm bruto i qeverisë ka rënë me 10 pikë përqindjeje të PBB-së, deficiti i llogarisë korrente është më shumë se përgjysmuar, dhe flukset neto të investimeve të huaja direkte kanë mbetur të fuqishme.

    Një pjesë e konsiderueshme e këtij përmirësimi i atribuohet eksporteve të shërbimeve, të cilat janë më shumë se dyfishuar që nga viti 2019, duke reflektuar veçanërisht suksesin e sektorit të turizmit.

    S&P parashikon që perspektiva ekonomike e Shqipërisë të mbetet pozitive, me një rritje vjetore të PBB-së e cila pritet të tejkalojë 3%, në periudhën 2025-2028, e mbështetur nga investimet dhe konsumi.

    Në aspektin fiskal, S&P vlerëson se financat publike të Shqipërisë vazhdojnë të performojnë mirë.

    Sipas raportit, autoritetet shqiptare kanë miratuar ndryshime legjislative për të forcuar gjenerimin e të ardhurave, duke u fokusuar në taksimin progresiv individual, rregullimet e taksës së të ardhurave të korporatave dhe masa të përmirësuara për përputhshmërinë tatimore.

    Të kombinuara me përpjekjet e qeverisë për konsolidim fiskal dhe parashikimet e qëndrueshme të rritjes ekonomike, S&P pret që deficitet buxhetore të mbeten të moderuara, me një mesatare prej rreth 2% të PBB-së deri në vitin 2028.

    Agjencia thekson se Ligji Organik i Buxhetit të Shqipërisë vendos kufizime fiskale, duke kërkuar që balanca primare e qeverisë së përgjithshme të mbetet të paktën neutrale dhe që raporti borxh-PBB të ulet nëse tejkalon 45%. Megjithëse këto rregulla ofrojnë një kuadër për qëndrueshmërinë e borxhit, suksesi i tyre varet nga rritja e fuqishme ekonomike dhe reformat efektive të menaxhimit të financave publike.

    Shqipëria ka përballuar shumë sfida, përfshirë tërmetin dhe pandeminë COVID-19, por pavarësisht këtyre vështirësive, qeveria ka vijuar konsolidimin fiskal, duke siguruar një rritje të fortë të PBB-së, kontrollin e shpenzimeve, si dhe duke zbatuar reforma për rritjen e të ardhurave me qëllim uljen e trajektores së borxhit.

    Si rezultat, borxhi bruto i qeverisë së përgjithshme ka rënë në rreth 55.4% të PBB-së në vitin 2024, nga 65.7% në vitin 2019. Duke pasur parasysh projeksionet fiskale, S&P pret që nivelet e borxhit të vazhdojnë të ulen, duke arritur rreth 51.7% të PBB-së deri në vitin 2028.

    Gjithashtu, raporti vë në dukje përmirësimin e pozicionit të jashtëm të Shqipërisë. Gjatë viteve të fundit, deficiti i llogarisë korrente të Shqipërisë ka pësuar një ndryshim strukturor, kryesisht për shkak të tepricës së shërbimeve në rritje, e cila përbënte rreth 16% të PBB-së në vitin 2023. Ky ndryshim ka luajtur një rol vendimtar në ngushtimin e deficitit të llogarisë korrente.

    “Perspektiva e qëndrueshme” për vlerësimin afatgjatë pasqyron qëndrimin e S&P se rreziqet për performancën ekonomike, të jashtme dhe fiskale të Shqipërisë janë të balancuara në mënyrë të barabartë.

    “Ky përmirësim i vlerësimit nga S&P është një tregues i rëndësishëm i progresit të Shqipërisë dhe një sinjal pozitiv për investitorët ndërkombëtarë, duke reflektuar menaxhimin e mirë ekonomik dhe fiskal të vendit gjatë viteve të fundit”, deklaroi MF.

    Financat Shqiperia Standard & Poor’s
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Sherr në një lokal në Kamëz/ Qëlloi me ar*ë në ajër për të kërcënuar dy persona, arrestohet 23-vjeçari

    April 20, 2026

    Sërish sulm ajror amerikan në Karaibe, tre të vr*rë në një anije të dyshuar për trafik droge

    April 20, 2026

    Ushtari izraelit thyen me çekan statujën e Krishtit, shpërthen indinjata në Liban

    April 20, 2026

    E zbulon vetë Vedat Muriqi: PSG-ja më kërkoi, si e refuzova pasi i pata dhënë fjalën Igli Tares…

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.