Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dy persona arrestohen në Itali nën dyshimin për spiunazh në favor të Rusisë

    Trump për Melonin: Më pëlqen, është një person i mirë

    Matura Shtetërore 2026, më 9 dhe 10 korrik hapen aplikimet për formularët A1 dhe A1Z

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Dalin EMRAT. Kush janë zyrtarët që “vidhnin” energji elektrike

    March 19, 2025
    Dalin EMRAT. Kush janë zyrtarët që "vidhnin" energji elektrike

    Pasditen e sotme policia doli me një njoftim për mediat në lidhje me aksionin e ndërmarrë në institucionin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) në Gjirokastër, ku në total u lëshuan 16 masa sigurie.

    Autoritetet bëjnë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Kilovati” janë lëshuar 4 masa e sigurisë “Arrest në burg” dhe 6 masa sigurie “Arrest në shtëpi” për punonjës dhe ish-punonjës të OShEE, Gjirokastër.

    Më tej thuhet se ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërdoronin bazën materiale të drejtorisë, si dhe siguronin dhe instalonin matës të energjisë elektrike, pa i regjistruar.

    Ndërsa thueht se pëe 6 qytetarë janë caktuar masat e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit”, pasi akuzohen se vidhnin energji elektrike, nëpërmjet matësve që instalonin zyrtarët e OSHEE.

    Më tej zbulohet se “Arrest në burg” është caktuar për shtetasit:

    Sotir Kaci, 30 vjeç, banues në Libohovë, me detyrë përgjegjës grupi;

    Reiz Gjoleka, 60 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë përgjegjës grupi;

    Rasho Bizhga, 51 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë elektricist;

    Ignadjo Basha, 32 vjeç, banues në fshatin Lazarat, ish-punonjës.

    Ndërsa masa e sigurisë ”Arrest në shtëpi” u caktua për shtetasit:

    Xhemal Bistri, 62 vjeç, banues në fashtin Mashkullor, me detyrë elektricist;

    Ermal Xhavara, 39 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë faturist;

    Roland Skëndo, 68 vjeç, banues në Gjirokastër, ish-punonjës;

    Seit Rondo, 42 vjeç, banues në Gjirokastër, ish-punonjës;

    Sazan Braja, 58 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë elektricist;

    Taulant Beqiri, 37 vjeç, banues në Konispol, me detyrë elektricist.

    “Nga hetimet dyshohet se punonjësit dhe ish-punonjësit e OShEE, Gjirokastër, kanë shpërdoruar bazën materiale në magazinën e drejtorisë, për të siguruar dhe instaluar matës të energjisë elektrike, pa kontratë me OShEE-në, me qëllim marrjen e përfitimeve të kundërligjshme, nga abonentë familjarë dhe subjekte, të cilët nëpërmjet këtyre matësve, vidhnin energji elektrike.” – raporton Policia, duke zbardhur skemën e abuzimit.

    Bëhet me dije se në banesën e ish-punonjësit të OSHEE-së Ignadjo Basha, janë gjetur dhe sekuestruar 22 matës të energjisë elektrike, si dhe 13 kuti plastike dhe 9 vula për vendosjen dhe vulosjen e tyre.

    Policia thotë se ka sekuestruar dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe dokumente të ndryshme në funksion të hetimit.

    Ndërkohë, raportohet se një ish-punonjës, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, i akuzuar për të njëjtën veprimtari kriminale është shpallur në kërkim.

    energji elektrike Gjirokastër OSHEE zyrtarët që "vidhnin"
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dy persona arrestohen në Itali nën dyshimin për spiunazh në favor të Rusisë

    July 7, 2026

    Trump për Melonin: Më pëlqen, është një person i mirë

    July 7, 2026

    Matura Shtetërore 2026, më 9 dhe 10 korrik hapen aplikimet për formularët A1 dhe A1Z

    July 7, 2026

    Nigel Farage jep dorëheqjen si deputet, rikandidon në zgjedhjet e pjesshme mes hetimeve parlamentare

    July 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.