Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ndarja nga jeta e Rexhep Qosjas, sot ditë zie kombëtare në Kosovë

    Çmime marramendëse, sa do të kushtojë një biletë pët finalen e Kupës së Botës

    Samiti i BE-së pa Orbanin: Lehtësim për kreditë për Ukrainën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Ferdinand Xhaferraj: Nëse Berisha nuk fiton me 11 maj, të tërhiqet

    March 14, 2025
    Ferdinand Xhaferraj: Nëse Berisha nuk fiton me 11 maj, të tërhiqet

    Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj në një intervistë të bërë së fundmi u shpreh se dinamika e ngjarjeve politike brenda demokratëve vitet e fundit ka dëshmuar se Sali Berisha kishte axhendë personale më shumë sesa elektorale.

    “Më i qartë nga të gjithë pse nuk i fitojmë dot zgjedhjeve e di shumë më mirë vetëm Berisha. Ai u largua në 2013, me të mira e të këqija, edhe me kalimin e kohës, se koha bën të sajat, ai u dorëhoq. Tani rikthimi ka gjërat e veta, u rikthye për axhendë personale apo për interesat e PD-së? Ai ishte investitori kryesor i përkrahjes së Bashës humbje pas humbje dhe pastaj e sulmoi dhe e largoi pas 2022 dhe kjo ngre dyshime të forta dhe më bëjnë të mendoj se PD është në funksion të axhendës së kryetarit dhe jo zgjedhjeve dhe partisë. Ai e sulmoi Bashën kur ai e përjashtoi nga partia. Unë nuk i gënjej qytetarët durrsakë se doja një vend në parlament, unë këto vite gjysmën kam qenë brenda parlamentit dhe gjysmën e kohës jashtë tij. Kam qenë konsistent në linjën time politike”, tha deputeti demokrat për Report TV.

    Ndonëse shpreson se opozita mund të arrijë të rrëmbejë fitoren me 11 maj, Xhaferraj sugjeron se nëse Berisha humbet, ai duhet të largohet përfundimisht nga partia.

    “Kam qenë edhe më parë kundër zotit Berisha, bashkë me Genc Pollon. Berisha u rikthye më 2005, përqafoi parimet e krijuara në atë kohë, në qëndrimet djathtas. E mbështetëm dhe u bënë gjëra. Nëse Berisha në këto zgjedhje del edhe më keq se Basha në 2021, atëherë kjo duhet të çojë në lënien e lidershpipit të PD-së, se na duhet lidership i ri që të mos humbim në 2029. Do e kuptoja një fushatë të fortë dhe rezultat të ngushtë me pak mandate dhe listën e deputetëve. Do kisha dëshirë që të fitonte këto zgjedhje opozita, ser prevalojnë interesat e vendit dhe qytetarëve. Por unë mendoj se Berisha dhe Rama duhet të ngrihen në nivelin e Fatos Nanos në 2005, të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, të lënë retorikat dhe të largohen”, përfundoi Xhaferraj.

    Ferdinand Xhaferraj Nëse Berisha nuk fiton të tërhiqet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ndarja nga jeta e Rexhep Qosjas, sot ditë zie kombëtare në Kosovë

    April 24, 2026

    Çmime marramendëse, sa do të kushtojë një biletë pët finalen e Kupës së Botës

    April 24, 2026

    Samiti i BE-së pa Orbanin: Lehtësim për kreditë për Ukrainën

    April 24, 2026

    Sherr mes dy pronarë lokalesh në Korçë, mbetet një i plagosur

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.