Shqiptari Alban Ajdini, një 39-vjeçar me banim në Manduria, Itali së fundmi ka mahnitur mediat italiane me idenë e tij brilante.
Bëhet fjalë për shpikjen e një këpuce që lidhet vetëm me një gisht.
39-vjeçari me origjinë shqiptare mori patenten nga Drejtoria e Përgjithshme për mbrojtjen e pronësisë industriale, shkruajnë mediat në Itali.
“Quhet “Këpuca që lidhet me vetëm një dorë ose gisht” dhe është shpikur për t’iu ardhur në ndihmë personave me aftësi të kufizuar, por edhe për të ofruar një alternativë të vlefshme në situata emergjence. Lëvizja është nga më intuitivet: në vend të lidhëseve ka dy llastikë që vetëm me një gisht, fiksohen në kapëset që janë në anën e sipërme”, shkruan “La Repubblica”.
View this post on Instagram


