LEZHË– Një shtetas 60-vjeçar, i identifikuar si GJ.M,. është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Kanë qenë familjarët e tij ata që kanë gjetur trupin e pajetë të 60-vjeçarit, ndërsa dyshohet se mund të jetë vetëvarur.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:55, në Torovicë, është gjetur i pajetë nga familjarët, në banesë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi Gj. M., rreth 60 vjeç.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit./Radar.al


