Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj të mjeteve, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor

    Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt, çështja kthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm

    Berisha nuk mori pjesë në votimet për rendin e ditës, Salianji: Berisha po asgjëson opozitën reale

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Opinion

    Bashkëfajësia vrasëse ndaj Ersës!

    February 12, 2025
    “Kur nuk e don Eglin, mos fli me të”/ Gjesti-Aldos: Nuk dihet o vllau jem, për 1 sekond ma ban zemra bam

    Nga Lutfi Dervishi

    Në një ditë të tejmbushur me politikë dhe SPAK, me protesta dhe zhurmë, zëri i një 17-vjeçare u shua në heshtje.

    Letra e saj, e gjetur në kapakun e celularit, ishte një thirrje që nuk e dëgjoi askush.

    Tani, pas ikjes saj, mbeten pyetje:

    A mund të ishte shpëtuar?

    A mund të shpëtohet Ersa e radhës?

    Ngjarja lidhet me shkollën, por jo gjithçka duhet të mbetet aty. Shkolla nuk është thjesht një vend për të mësuar matematikë dhe histori; është një mjedis ku formohet  identiteti i fëmijëve, ku ata kërkojnë të pranohen dhe ku shpesh përballen me paragjykime dhe bullizëm.

    Ersa e ndiente veten të izoluar, të tallur, të lënë në harresë. A e kuptoi psikologia se fjalët e saj nuk ishin rrëfim, por një SOS?

    “Nuk më vjen turp për veshjen time, kaq mundësi kanë prindërit e mi.”

    Me një fjali, Ersa na kujton realitetin: një shoqëri ku vlera matet me rrobat që ke veshur, me celularin që përdor, me vendin ku jeton. Kur statusi social kthehet në një armë që i poshtëron, “Ersat” ndihen të pafuqishëm dhe dorëzohen.

    “Kujt t’i drejtohem? Kujt t’ja hap zemrën time?”

    Problemet mendore jo vetëm stigmatizohen, por neglizhohen.  “Mos e vrit mendjen/mos çaj kokë” është këshilla më e zakonshme që jepet. Nuk janë të pakët  ata që ndihen vetëm: nuk flasin me familjen, nuk besojnë psikologun, nuk janë të sigurte ne shoqëri dhe ndihen barrë për të tjerët.

    Por sa herë kemi dëgjuar pas një tragjedie: “dje e pashë mu duk mirë”?

    Kaq e vështirë është që prindërit, mësuesit dhe psikologët të dallojnë shenjat e depresionit? Kaq shumë kushton një linjë e dedikuar për të ndihmuar adoleshentët?

    Çfarë duhet bërë që të mos e humbasim Ersën tjetër?

    Nëse duam që askush tjetër të mos ndjejë dhimbjen e 17 vjeçares, nuk mjafton vetëm trishtimi.

    Femijet/adoleshentët nuk duhen dëgjuar me me veshë, por me zemër.

    Duhen mësuar në shtëpi për peshën e fjalës, duhet mësuar se fjalët lëndojnë më shumë se grushtat

    Ka qenë një kohë kur të gjithë fëmijët kishin një uniformë. A është e tepërt apo jashtë kohe kjo kërkesë?

    Në fund, për kë bien kambanat? Për Ersën? Po. Por jo vetëm.

    Kur një fëmijë ikën nga kjo botë ngaqë ndjehet i pashpresë, ky është dështimi shoqërise. Ersa nuk duhet të jetë thjesht një lajm tragjik që harrohet pas disa ditësh. Sepse edhe nëse mbyllim sytë dhe veshët këmbana bie. Dhe ajo bie për të gjithë.

    Bashkëfajësia vrasëse ndaj Ersës! Lutfi Dervishi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj të mjeteve, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor

    June 18, 2026

    Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt, çështja kthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm

    June 18, 2026

    Berisha nuk mori pjesë në votimet për rendin e ditës, Salianji: Berisha po asgjëson opozitën reale

    June 18, 2026

    Kuvendi miratoi Amnistinë Penale, ministri Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.