I konsideruar si “truri” i fushatës elektorale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konsulenti i Presidentit Donald Trump do të drejtojë fushatën e Partisë Demokratike në Shqipëri.
“Këtu jam para jush me zotin Chris LaCivita, kryetarin e komitetit kombëtar republikan dhe bashkëkryetarin, bashkëarkitektin e fushatës së rikthimit me votën e lirë më të fuqishëm, më të jashtëzakonshëm në të gjithë historinë e njerëzimit,që ishte rikthimi i presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë”, kështu e prezantoi Berisha LaCivita në fjalën e tij sot.
Vetë konsulenti, tha se “Jemi këtu që të ndihmojmë në zgjedhjen e kryeministrit, i cili është një mik i vërtetë i SHBA-së dhe që në mënyrë të suksesshme do të punojë me Presidentin Trump”.


