UASHINGTON– Ngjarja tragjike në Uashington ka tronditur të gjithë opinionin publik në vend ndërsa mediat amerikane kanë raportuar sëfundmi se mes 64 persona që ishin në bordin e avionit, s’ka asnjë të mbijetuar.
Ndërkohë autoritetet amerikane kanë gjetur dy nga kutitë e zeza të instaluara në bordin e avionit rajonal që u rrëzua në lumin Potomac, pranë aeroportit Ronald Reagan në Uashington të mërkurën pas një përplasjeje me një helikopter ushtarak.
Burime anonime thonë se operacionet e kërkimit do të rifillojnë edhe pse është e vështirë për shkak të shikueshmërisë së dobët errësirës , dhe kushteve të ujit.
Ato theksuan se për të rikuperuar pjesën tjetër të trupave , mund të jetë e nevojshme heqja e mbeturinat nga avioni fillimisht./ITV/Radar.al


