Policia e qarkut III në Romë, pas një hetimi që kanë kryer në via Publio Elio në shtëpinë e një 28-vjeçari shqiptar kanë gjetur të fshehura në dhomën e gjumit rreth 979 pako me hashash me peshë totale rreth 72 kg.
Policia ka bërë me dije së përveç hashashit, ata kanë zbuluar edhe 13 cigare elektronike, në rezervuarin e së cilave kishte lëng me efekt të supozuar narkotik.
Bashkë me to janë sekuestruar edhe materiale të ndryshme për paketimin e drogës dhe afërsisht 30.000 euro cash.