Site icon Informohu siç duhet

90-vjeçari i kalon 200 mijë euro të dashurës shqiptare. Familja e tij alarmon vendin: E mashtroi, ai është me sklerozë

90-vjeçari i kalon 200 mijë euro të dashurës shqiptare. Familja e tij alarmon vendin: E mashtroi, ai është me sklerozë

Një ngjarje e veçantë mësohet të ketë ndodhur në Itali ku 90-vjeçar italian mbajti të fshehur për 20 vjet një lidhje jashtëmartesore që kishte nisur me një shqiptare 48 vjet më të re, por u zbulua përmes një transferte bankare që ishte gati të kryente për gruan.

Historia, u zbulua nga mediat italiane, dhe protagonist i ngjarjes është  një ish-menaxher tashmë në pension, 90 vjeç dhe banues në Rimini.

Një njeri i pasur, që ka grumbulluar pasuri ndër vite, sa për ta lejuar të lundrojë në ujëra ekonomikisht të qeta dhe të kalojë krizat e shumta ekonomike që kanë ndodhur prej gjysmë shekulli pa u fundosur kurrë.

Marrëdhënia jashtëmartesore nisi të zbulohej kur ai, i moshuari, po kryente një transfertë përmes një llogarie rrjedhëse prej 40 mijë eurosh për ish-të dashurën e tij nga Shqipëria, e cila tani është 42 vjeçe dhe në kohën e njohjes së tyre, në vitin 2000, ajo ishte vetëm 22.

Fakt është se “dhurimi” që do të bënte 90-vjeçari italian, alarmoi menjëherë familjen e tij, i cili është i martuar dhe jeton me gruan, por që e bindi të bijën të denonconte shqiptaren të akuzuar për “abuzim me gjendjen e dobësisë ose të mangësisë mendore” të një personi të paaftë, sipas nenit 643 të Kodit Penal Italian.

Prokuroria e Riminit me prokurorin e çështjes, Davide Ercolani  pas kallëzimit të bërë në fillim të kësaj vere, bllokoi menjëherë llogaritë bankare të 90-vjeçarit dhe 42-vjeçares me urdhër sekuestrimi provash.

Pas vendimit të prokurorisë, rezultati është ai që pritej: i moshuari nuk mund të kryejë transferta bankare dhe shqiptarja nuk mund t’i marrë ato.

Ajo, gruaja shqiptare me të cilën ai ra në dashuri, punonte si banakiere, një punë e rastësishme në pritje të fateve më të mira, aq sa sot 42-vjeçarja është një punonjëse e specializuar.

Kështu, ish-menaxheri u bë klient i rregullt i atij lokali dhe brenda pak muajsh ata të dy krijuan një lidhje, e mbajtur mirë e fshehur falë angazhimeve të tij në punë, gjë që e bëri të udhëtonte në të gjithë Italinë.

Ish-menaxheri nuk e kishte të vështirë të justifikonte disa mungesa të shumta në familja, edhe pse e dashura e ndiqte shpesh në udhëtime pune.

Nuk ka dyshime, siç pranoi edhe mbrojtja e gruas në gjyq, se ai i ka dhënë asaj dhurata të të gjitha llojeve, si udhëtime dhe rroba.

Sipas avokates mbrojtëse të vajzës së të moshuarit, e përfaqësuar nga Giovanna Ollà, e cila denoncoi ish-të dashurën e babait të saj, me kalimin e kohës ato dhurime u bënë gjithnjë e më të shpeshta dhe madje bujare, me një vlerë të llogaritur në 200 mijë euro.

Sipas familjarëve të 90-vjeçarit, gruaja shqiptare e ka mashtruar të dashurin e saj, duke përfituar nga mosha e tij, veçanërisht kohët e fundit, duke e bindur që t’i jepte dhurata dhe para.

Pas kallëzimit të së bijës, siç bën me dije avokati i shqiptares, Ghinelli, burri italian është inatosur dhe prekur në sedër, duke e konsideruar akuzën e “paaftësisë mendore” të ngritur nga familja e tij, si ofenduese dhe që nuk korrespondon me të vërtetën.

Ndërkohë, Prokuroria e Riminit, ka udhëzuar Prof. Renato Ariatti-n për të kryer një vlerësim psikiatrik dhe psikologjik për burrin, i cili tashmë është vizituar në Bolonja.

Të dyja palët presin me padurim raportin e konsulentit të emëruar, i cili duhet të mbërrijë së shpejti dhe sipas asaj që raportojnë mediat italiane, do të jetë ekuilibri që do të zgjidhë mosmarrëveshjen./Corrieredibologna

 

Exit mobile version