Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pas një periudhe të gjatë me drejtues të komanduar, Auron Rrokaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave

    Surprizë e veçantë për Selin Bollatin në 24-vjetor, Gimbo rikthen atmosferën e “Big Brother”

    Tragjedia në Maliq/ Drejtori i Policisë: Kalla*hnikovi depërtoi jelekun antiplumb, 40 efektivë morën pjesë në operacionin ku humbi jetën polici Enea Mekolli

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    8 mijë euro ryshfet/ Apeli i GJKKO shton masën ndaj avokatit Besart Logu, i ndalon edhe ushtrimin e detyrës

    September 29, 2025
    Besart Logu

    TIRANË– Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shtuar masën e sigurisë ndaj avokatit Besart Logu, i cili akuzohet për një korrupsion me 8 mijë euro.

    Logu i ka marrë këtë shifër të konsiderueshme parash një klienti të akuzuar për të ndikuar te prokurorët dhe gjyqtarët me qëllim lirimin e tij.

    Logu qëndron në masën arrest shtëpie me vendim të shkallës së parë të GJKKO, për veprën “ndikim i paligjshëm”,  por sot (29 shtator), shkalla e dytë njoftoi se ka vendosur edhe një tjetër masë ndaj tij.

    “Me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar Florjan Kalaja, sot më 29.09.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 68 akti, datë 22.09.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim B.L., me objekt: “ankim ndaj vendimit dhe vendimit nr. 92, datë 11.09.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Marrjen në pyetje të të arrestuarit B.L.” dhe vendosi: Ndryshimin e Vendimit Nr. 92, datë 11.09.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

    Caktimin ndaj B.L. të masës së sigurimit ndalues të parashikuar nga neni 243 i Kodit të Procedurës Penale, duke urdhëruar ndalimin e përkohshëm të ushtrimit të profesionit të avokatisë”, thuhet në vendimin e marrë nga Apeli i GJKKO-së.

    Më tej urdhërohet sekretaria gjyqësore që një kopje të këtij vendimi t’i njoftohet Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Avokati ka të drejtë që kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve. Logu e ka mohuar akuzën e ngritur si të pabazë dhe pa prova nga ana e SPAK-ut.

    Aktualisht, Besart Logu ndodhet në “arrest shtëpie”, ndërsa ndalimi i ri i përkohshëm nga ushtrimi i profesionit, pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në aktivitetin e tij ligjor./Radar.al

    54-vjeçari abuzon sek*ualisht me vajzën e tij të mitur, përfundon pas hekurave

    “Ju do përfundoni si Gazi”/ Zegjine Çaushi flet në Parlament: Ofenduat Programin dhe Diellën

    Apeli i GJKKO Besart Logu GJKKO Krimi i organizuar
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pas një periudhe të gjatë me drejtues të komanduar, Auron Rrokaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave

    June 4, 2026

    Surprizë e veçantë për Selin Bollatin në 24-vjetor, Gimbo rikthen atmosferën e “Big Brother”

    June 4, 2026

    Tragjedia në Maliq/ Drejtori i Policisë: Kalla*hnikovi depërtoi jelekun antiplumb, 40 efektivë morën pjesë në operacionin ku humbi jetën polici Enea Mekolli

    June 4, 2026

    Dosja e errët e Violand Braçellarit/ Nga qeset plastike të gjetura në 2015 te ma*akra që tronditi Maliqin

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.