TIRANË-Lideri i demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha ka reaguar sërish ditën e sotme ndaj kryeministrit Edi Rama, ku nga Elbasani ku po zhvillonte një takim pak orë më parë u shpreh se ish-kreu i të djathtëve ka “lindur me këmishë, por këmishë nate”.
“Luli nuk evoluon sepse është i përsosur dhe nuk ka çfarë evoluon. I lindur i përsosur. Një njeri i cili gjumin e do aq shumë sa e mban për vete është i përsosur. Ka njerëz që thonë lindin me këmishë, Luli ka lindur me këmishë nate. Nuk janë të gjithë kështu, një është ai.”- ironizoi Rama.
Por Basha përmes një video të publikuar në Facebook teksa po udhëton me makinë dhe nën melodinë e këngëve të Unikkatilit e ka ironizuar Kryeministrin duke e pyetur sërish për “shokët” të cilët mbajnë veshur “këmisha burgu vija-vija”.
“Veç mos kaj Rame, me këmishë hë. Po çfarë këmishe hë? Këmishë nate, apo këmishë burgu? Ku i ke shokët Rame? Çfarë këmishe ka veshur Lali Eri,. Po Ilir Beqaj? Vetëm Beni ka shpëtuar për momentin. Hajde Ramë këmishë vija vija shokëve. 7 herë 7 baraz 313.”-u shpreh Basha./Radar.al

