Site icon Informohu siç duhet

700 licenca në rrezik/ AMP: Vula e Urdhri i Stomatologut e paligjshme

Licencimi i rreth 700 stomatologëve në Shqipëri është vënë në pikëpyetje, pasi një hetim i AMP ka konstatuar se vula e përdorur nga drejtuesi i Urdhri i Stomatologut është nxjerrë në kundërshtim me ligjin.

Sipas hetimit, vula e përdorur nga Almiro Gurakuqi është prodhuar nga Policia e Shtetit në shkelje të procedurave ligjore.

Kriza në institucion ka nisur në nëntor 2023, kur ish-presidenti Nikoll Deda u pezullua nga detyra me vendim gjykate, nën akuza për abuzime financiare dhe punësime të paligjshme.

Në prill 2025, Gurakuqi kërkoi një vulë të re, duke pretenduar se institucioni nuk kishte më një të tillë funksionale. Edhe pse pa kompetencë ligjore, vula u prodhua më 18 prill 2025, në një procedurë që AMP e ka cilësuar të parregullt.

Situata u përkeqësua nga përplasjet për drejtimin e institucionit, ku përveç Gurakuqit, si president u shpall edhe Arben Muçaj, ndërsa Deda nuk e njeh legjitimitetin e tij, duke e akuzuar për uzurpim.

Pas verifikimeve, AMP i ka kërkuar Policia e Shtetit të marrë masa për ndalimin e paligjshmërisë, ndërsa ka sqaruar se çështja i takon për ndjekje të mëtejshme edhe Prokurorisë.

Ndërkohë, Nikoll Deda ka depozituar kallëzim penal më 3 prill 2026, ndërsa pritet vendimi përfundimtar i autoriteteve për vlefshmërinë e vulës dhe fatin e licencave të dhëna gjatë kësaj periudhe.

Exit mobile version