Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    “60 mijë të vdekur, e turpshme!” Veteranët izraelitë protestojnë kundër luftës në Gaza

    August 13, 2025
    "60 mijë të vdekur, e turpshme!" Veteranët izraelitë protestojnë kundër luftës në Gaza

    Barush Halachmi shërbeu në ushtrinë izraelite për më shumë se 20  vjet. Ai mori pjesë në luftën Yom  Kippur në 1973 dhe në 1982. Ai e do atdheun e tij por nuk ka frikë të kundërshtojë. Në moshën 83-vjeçare, në një mbrëmje me vapë mbytëse, ai doli në rrugë për të protestuar, shkruan La Repubblica.

    “Lufta në Gaza duhet të mbarojë, tani. Duhet të kishte mbaruar shumë muaj më parë, por Netanyahu është një gënjeshtar, ai gënjen dhe është në gjyq”, vijon ai ndërsa vullnetarët i japin ujë dhe shokët e ushtrisë vijnë t’i shtrëngojnë dorën. Janë qindra prej tyre, pilotë të Forcës Ajrore, veteranë që nuk janë më në shërbim të cilët kanë vendosur të mblidhen në një protestë kundër përshkallëzimit në Rripin e Gazës. Është një pjesë e historisë ushtarake të Izraelit që marshon pak hap larg Ministrisë së Mbrojtjes e cila është kthyer në një tempull për protestat që kanë përfshirë vendin në javët e fundit.

    Ata mbërrijnë me foto të pengjeve dhe flamuj të verdhë, pankarta “Ndalni luftën” dhe megafonë për fjalimet. Abner Raanan,75 vjeç, pret disa sekonda para se të thyejë heshtjen.

    “Në luftë ka ligje dhe ne i kemi respektuar gjithmonë. Tani është plotësisht ndryshe: 60 mijë të vdekur, është e turpshme dhe s’kemi pasur kurrë kaq shumë viktima, por përgjegjësia nuk është e ushtarëve, është e  qeverisë që nuk i jep fund këtij konflikti.”

    Shumë vite më parë, në 2003, Raanan ishte një nga 14  firmëtarët e një letre drejtuar qeverisë ku kritikohej një operacion ushtarak që shkatërroi dy ndërtesa.

    “Bombardimi i shtëpive, lagjeve të tëra në Gaza, ëhtë i panevojshëm.” Kjo nuk është më një luftë për  “sigurinë e Izraelit, por një luftë politike”, thotë 70-vjeçari Ehud Izedroni që shërbeu për 25 vjet në Forcat Ajrore. Pilotët mbi 50 vjeç nuk mund të marrin më pjesë në luftë, por mund të trajnohen edhe për një dekadë. Deri para gjashtë vitesh, Izedroni ishte në rezervë. “Partitë që u zgjodhën një vit para 7 tetorit dhe nuk kanë më një shumicë në shoqërinë izraelite vazhdojnë të na mbajnë në këtë luftë të gabuar, të  panevojshme dhe që nuk të çon askund. Njerëz si Smotrich që s’ka shërbyer një ditë në jetën e tij.” Izedroni kërkon kompetenca dhe ndershmëri nga “vëllezërit në ushtri.”

    “Ne dimë si ta bëjmë punën tonë, por po mbahemi peng nga një qeveri që nuk ka plane politike për të ardhmen.” Dezertimi? Nuk është temë e lehtë për veteranët në këtë shesh. Ata nuk duan të përballen me dilemën, por djali i Izedroni po: ai është në moshën për në ushtri, si të gjithë të tjerët e brezit të tij.  “E di se në skuadriljet aktive ka shumë dyshime, dilema; pjesa më e madhe e të rinjve do të donin që lufta të mbaronte.”

    Për operacionin Tanket e Gideonit, Forcat e Mbrojtjes Izraelite thirrën 100 mijë rezervistë, nga të cilët 30% refuzuan. Arsyet ishin të ndryshme: financiare, familjare dhe morale. Ata që dezertonin e paguanin me burgim. Në burgun ushtarak nr.10, i cili është kryesori, nuk ka më vende: iu desh të përfshiheshin në listën e pritjes.

    “Shumë rezervistë po refuzojnë”, thotë Guy Poran, një nga organizatorët e  protestës. “Por shumë të tjerë, edhe ata qëjanë kundër luftës, ndiejnë detyrën për të siguruar mbrojtje ajrore për trupat tokësore derisa të dërgohen në Gaza.” Sërish problemi është politik, jo ushtarak. “S’mund të luftosh nga ajri apo nga toka: mund të vrasësh çdo ushtarak dhe ditën tjetër do të dalë një i ri. Nevojitet politika”, thotë Izedroni.

    Danny Halutz i cili ka drejtuar Forcën Ajrore dhe ushtrinë izraelite si dhe kreu i dikurshëm i IDF, hipën  në një skenë të sajuar me tavolinë plastike dhe një karrige të verdhë. “Vazhdimi i zgjerimit të luftës në Gaza nuk do t’i sjellë më shumë siguri Izraelit. Pengjet do të vdesin, ushtarët do të vriten, mijëra të tjerë qytetarë të Gazës do të vdesin, bota do të na përçmojë më shumë dhe do të shtojë masat kundër nesh dhe Izraeli nuk do t’ia dalë të mposhtë luftëtarin e fundit”, thotë ai ndërsa demonstrata shumëfishohet.

    300 metra më tutje, familjet e pengjeve protestojnë, ca kilometra më tej, janë adoleshentët që refuzojnë të shërbejnë në ushtri. Ata gjenden në një hotel ku po qëndrojë ekzekutivët e Fondacionit Humanitar të Gazës (GHF), kompania së cilës Izraeli i ka besuar shpërndarjen e ndihmës në Gaza. Është i pranishëm edhe dirigjenti Ilan Volkov. Ata mbajnë një pankartë ku shkruhet se “GHF është Fondacioni i Urisë së Gjenocidit. Ne do t’i gjejmë, gjurmojmë dhe bllokojmë ngado derisa konflikti të mbarojë, ushqimi të hyjë lirisht në Gaza dhe GHF të shpërbëhet.”

    Rebelimi shkon deri në jug  të Izraelit ku 150 gra, nënat e ushtarëve, kanë ngritur tenda në kufirin e Gazës. Ato kërkojnë që lufta të mbarojë: “Fëmijët tanë nuk janë mburoja njerëzore për mbijetesën politike të Netanyahu.”

    tensionet ne lindjen e mesme Veteranët izraelitë protestojnë kundër luftës në Gaza
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.