Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Spanja shpallet kampione e botës, Ferran Torres vendos finalen dramatike ndaj Argjentinës

    Dua Lipa ndjek nga afër finalen e Botërorit 2026, artistja shqiptare mes të ftuarve VIP në “MetLife”

    Ceremoni spektakolare në mbyllje të Botërorit, Robbie Williams, Nicole Scherzinger dhe Laura Pausini ndezin skenën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    6 mijë efektivë protestojnë në Romë, kërkojnë paga dhe pensione më të mira

    July 19, 2026


    Rreth 6 mijë pjesëtarë të forcave të armatosura dhe shërbimeve të sigurisë në Itali kanë dalë në protestë në Romë, duke kërkuar rritje pagash, përmirësim të kushteve të pensionit dhe mbrojtje më të forta në vendin e punës.

    Demonstrata mblodhi për herë të parë në një tubim të përbashkët përfaqësues të Ushtrisë, Marinës, Forcave Ajrore, Karabinierëve dhe Guardia di Finanza, të organizuar nga sindikatat kryesore të sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë.

    Protesta u zhvillua pak ditë pasi qeveria italiane rinovoi marrëveshjen kolektive për rreth 430 mijë punonjës të forcave të armatosura dhe sigurisë. Marrëveshja parashikon një rritje bruto mujore page prej 188 eurosh dhe një pagesë të njëhershme prej 2 mijë e 448 eurosh, si dhe hapjen e diskutimeve për reformën e pensioneve.

    Megjithatë, disa sindikata, mes tyre Sinafi, Sindikata e Re e Karabinierëve, Usami Aeronautica, Itamil dhe Silmm, refuzuan ta firmosnin marrëveshjen, duke argumentuar se masat nuk janë të mjaftueshme për të përballuar shqetësimet e efektivëve për pagat dhe pensionet.

    Protestuesit marshuan në rrugët e Romës nën sloganin: “Çdo ditë i shërbejmë Italisë. Sot kërkojmë respekt”.

    Sindikatat paraqitën katër kërkesa kryesore: reformimin e sistemit të pensioneve, ndalimin e rritjes së moshës së daljes në pension në 65 vjeç, mbrojtje më të madhe ligjore për personelin e sigurisë, rritje pagash në përputhje me koston e jetesës dhe investime më të mëdha në rekrutim, trajnim dhe modernizimin e sektorit.

    Tubimi u mbyll me një konferencë mbi të ardhmen e shërbimeve të sigurisë, mbrojtjes dhe emergjencës në Itali.

    itali policia rome
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Spanja shpallet kampione e botës, Ferran Torres vendos finalen dramatike ndaj Argjentinës

    July 20, 2026

    Dua Lipa ndjek nga afër finalen e Botërorit 2026, artistja shqiptare mes të ftuarve VIP në “MetLife”

    July 19, 2026

    Ceremoni spektakolare në mbyllje të Botërorit, Robbie Williams, Nicole Scherzinger dhe Laura Pausini ndezin skenën

    July 19, 2026

    Post Malone tërheq vëmendjen në finalen e Botërorit 2026, mesazhi në bluzë bëhet viral

    July 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.