Policia ka arrestuar drejtuesen teknike të punimeve, 68-vjeçaren E.Xh., pas vdekjes së një punëtori 59-vjeçar gjatë çmontimit të një skele në fshatin Qerret të Kavajës.
Në lidhje me këtë ngjarje, janë shpallur në kërkim administratori dhe sipërmarrësi i punimeve, E.D., 53 vjeç, dhe inxhinieri i firmës, M.Sh., 31 vjeç, të dy të akuzuar për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.
Ngjarja ndodhi në një pallat në ndërtim, ku përveç viktimës, mbeti i plagosur dhe një 36-vjeçar. Materialet i janë kaluar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.