Site icon Informohu siç duhet

54 vite bashkë, a është bërë ndonjëherë xheloze? Flet Liri Berisha

Xheloze ndaj Saliut? Liri Berisha zbulon të vërtetën

Liri Berisha, bashkëshortja e ish-kryeministrit të Shqipërisë, në një intervistë të dhënë për “Lolita” na ka zbuluar momentet e xhelozisë mes saj dhe Sali Berishës.

Pasi u pyet nëse është bërë ndonjëherë xheloze për partnerin e saj, Liri Berisha pohon se diçka e tillë ka ndodhur në momentet e para të njohjes me Saliun.

Ajo shpjegon se xhelozia erdhi si pasojë e mungesës së vëmendjes nga ana e doktorit.

Lolita: A je bërë ndonjëherë xheloze, sepse siç ka thënë dhe doktori “xhelozia është sedimenti që lind në dashuri dhe prodhohet nga frika se personi i dashuruar preferon tani dikë tjetër”?

Liri Berisha: Kur kemi qenë të rinj, në njofjen e parë, edhe mund të ketë pasur, ka pasur momente xhelozie kur humbiste ajo vëmendja e duhur. Por asnjëherë xhelozia nuk ka qenë mollë sherri. Të jesh e bindur në këtë që po them, kam qenë e qetë në këtë drejtim. Nuk më ka dhënë rast që të jem xheloze.

Kryedemokrati, Sali Berisha ka kurorëzuar dashurinë me pediatren Liri Berisha më shumë se 5 dekada më parë dhe nga martesa e tyre kanë ardhur në jetë dy fëmijë, Argita dhe Shkëlzen Berisha.

 

Exit mobile version