TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është thirrë nga Prokuroria e Beratitpër të dhënë shpjegime në cilësinë e personit që ka dijeni në lidhje me një çështje penale të çelur në 2022, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Sipas fletëthirrjes që mban firmën e prokurorit Eni Çulli, ish-ministri duhet të paraqitet me datë 15 korrik ora 12:00.
Ish-ministrit fletëthirrja i është dërguar për zbatim komisariatit nr.3 të Tiranës, për shkak se Çuçi ka vendbanimin në kryeqyteti në juridiksionin e këtij komisariati. Theksohet nga Prokuroria në fletëthirrje, që nëse Çuçi nuk paraqitet pa patur pengesa të ligjshme do të urdhërohet shoqërimi i tij i detyrueshëm.