Informohu siç duhet

51 vi*tima në Maqedoni/ Familjarët e të rinjve s’dinë nëse janë gjallë apo të vd*kur

MAQEDONI E VERIUT-Një numër i madh familjarësh fëmijët e të cilëve ndodheshin në diskotekën “Pulse” të Koçanit, ku raportohet se kanë humbur jetën 51 persona dhe janë plagosur qindra të tjerë, po postojnë foto të të rinjve dhe numrat e celularëve, në mënyrë që nëse dikush i sheh, t’i informojë se ku ndodhen dhe nëse janë shtruar në spital.

“Po kërkoj mbesën time. Nuk po na lejojmë të hyjmë dhe nuk e dimë ku është ajo. Telefoni i saj është duke punuar, por ajo nuk po përgjigjet. Ishim në spitalin në Koçan, në Shtip, disa njerëz i kanë dërguar në Shkup. Ndoshta është e plagosur dhe nuk mund të përgjigjet. Dikush duhet të na tregojë me urgjencë ku të kërkojmë”, ka thënë një grua.

Ndërkohë theksojmë se ende s’dihet saktë numri i të plagosurve, por mediat raportojnë se bëhet fjalë për të paktën 100 të lënduar, një pjese prej të cilëve po marrin mjekim në Shkup./Radar.al

Exit mobile version