Site icon Informohu siç duhet

5 viktima brenda javës/ Ekspertët zbulojnë shkakun e aksidenteve rrugore në Shqipëri

5 viktima brenda javës/ Eksperit zbulojnë shkakun e aksidenteve rrugore në Shqipëri

Aksidentet më të shumta ndodhin nga pakujdesia e shoferëve të makinave.

Vetëm brenda 7 ditësh janë regjistruar pesë vikitma.

Referuar shifrave të Policisë së Shtetit, që prej fillimit të shkurtit e deri më tani janë regjistruar 64 aksidente automobilistike të shënuara në të gjithë vendin. Për rrjedhojë thuhet që kanë humbur jetën 13 viktima dhe kanë mbetur të plagosur afro 70 persona.

Eksperti rrugor Arben Luzi në lidhje me përkeqësimin e kësaj situate ngre shqetësimin për përdorimin e telefonit në makinë, duke e cilësuar si një nga shkaktarët vdekjeprurës.

“Ne po të shikojmë këtu mjetet që kalojnë do shohim që pjesa derrmuese e drejtuesve te mjeteve përdorin telefonin dhe flasin ne telefon. Aparati celular ne ecje me shpejtësi ne rruge interurbane qe lidhin qytetet e Shqipërisë është shume vdekjeprurës. Duhet të shtohen pikat e kontrollit për përdorimin e aparatit celular, derisa të bëhet edukatë siç u be edukatë mbajta e rripit. Pjesa me e madhe e drejtuesve të mjetit janë edukuar sepse gjoba është e kripur”, thotë Arben Luzi.

Për muajin shkurt konkludon se qarqet me më shumë aksidente rrugore janë Lezha, Elbasani dhe Fieri.

Në pjesën më të madhe të rasteve, fajtor janë drejtuesit e mjeteve.

“Janë aksidente në të cilat drejtuesit e mjeteve në masën më të madhe janë shkelës të rregullave të qarkullimit rrugor. Janë 24-35 vjec mosha qe ben me shume aksidente sepse rrit vetëbesimi tek ata, mendojnë se janë aftësuar si shofer dhe ecin me shpejtësi, mund te mbajnë timonin me një dore, bëjnë parakalime të gabuara.”

Por situata bëhet problematike dhe nga ana e këmbësorëve. Edhe këta të fundit jo gjithmonë respektojnë rregullat.

“Kemi aksidente brenda qendrave urbane. Në kryqëzime. Ne jemi para një urë dhe vijat e kalimit këmbësor janë 10 metra me poshtë. Ne pjesën me te madhe këmbësorët kalojnë ne mes dhe jo te vijat e bardha. Kjo ka te beje dhe me edukatën qytetare”, përfundon ai.

 

Exit mobile version