Site icon Informohu siç duhet

48-vjeçarja hidhet nga kati i katërt për t’i shpëtuar zjarrit, por dyshohet se…

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Milano të Italisë, ku një grua 48-vjeçare, Sueli Leal Barbosa, humbi jetën pasi u hodh nga kati i katërt i banesës në përpjekje për t’i shpëtuar një zjarri që përfshiu apartamentin e saj në mes të natës.

Zjarri shpërtheu rreth orës 00:30 në një pallat në Via Abruzzi. Sipas dëshmitarëve, Sueli u hodh nga dritarja në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar, por ndërroi jetë disa orë më vonë në spital nga plagët e marra.

Policia italiane ka nisur hetimet për rrethanat e ngjarjes, ndërsa dyshimet e para hedhin hije mbi partnerin e saj, një piktor 45-vjeçar me të cilin ajo bashkëjetonte. Ai u gjet në një bar pranë banesës dhe është marrë në pyetje, pasi dyshohet se dera e apartamentit ishte mbyllur nga jashtë në momentin e zjarrit – një fakt që ka ngritur pikëpyetje të mëdha për autoritetet.

Fqinjët kanë dëshmuar se çifti kishte pasur një sherr të dhunshëm një natë më parë, dhe se edhe më parë në banesën e tyre kishte pasur ndërhyrje të policisë për konflikte familjare.

Sueli ishte nënë e një djali 10-vjeçar nga një lidhje e mëparshme, i cili për fat të mirë nuk ndodhej në shtëpi në momentin e ngjarjes.

Ndërkohë, dy persona të tjerë në pallat u dërguan në spital me lëndime të lehta. Shkaku i saktë i zjarrit mbetet ende i paqartë, ndërsa zjarrfikësit dhe hetuesit po punojnë për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Exit mobile version