Situata e zjarreve në Delvinë vazhdon të jetë kritike. Sot për herë të parë në terren ka ndërhyrë avioni ‘Canadair’ nga Italia, i cili po mbështet punën e forcave zjarrfikëse dhe të emergjencave civile.
Flakët po përhapen me shpejtësi drejt lagjes Papuçi, fshatit Rusan në jug të qytetit dhe malin e Sopotit në veri. Banorët e lagjes Kasapaj janë evakuuar plotësisht për shkak të rrezikut të puset e gazit që ndodhen në këtë zonë.
Forcat zjarrfikëse po përqendrojnë përpjekjet për të ndaluar përparimin e flakëve drejt banesave, ndërsa Ministria e Mbrojtjes raporton se efektivët e Forcave të Armatosura kanë arritur të pengojnë përhapjen e zjarrit drejt zonave të banuara.
Situata mbetet e ndjeshme dhe autoritetet apelojnë për kujdes maksimal dhe bashkëpunim nga qytetarët në zonat e prekura.


