Ditën e sotme policia e Vlorës arriti të parandalonte një ngjarje kriminale që mund të ndodhte brenda një familjeje.
Sipas policisë mësohet se ditën e sotme ata morën një kallëzim për një konflikt në fshatin Fitore, ku një 46-vjeçar dhunoi fizikisht dhe kërcënoi me thikë bashkëjetuesen e tij.
Për rrjehdojë të ngjarjes forcat e policisë ata të cilët mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes ku dhe kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit B.S, 46-vjeç.
46-vjeçari dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëjetuesen e tij me qëllim që ajo të tërhiqte kërkesën për t’u pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj tij.
Gjatë kontrollit fizik ndaj 46-vjeçarit, në momentin e arrestimit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan mjetin prerës (thikë) me të cilën dyshohet se ka kërcënuar partneren e tij.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja për të mos kallëzuar”.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Ndërhyrja e shpejtë dhe veprimet profesionale të shërbimeve të Policisë parandalojnë përshkallëzimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale në një familje, në fshatin Fitore.
Kapet dhe vihet në pranga 46-vjeçari që ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe e kanosi atë, me mjet prerë (thikë), që të tërhiqte kërkesën për t’u pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në një familje në fshatin Fitore, njësia administrative Novoselë, bashkia Vlorë. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. S., 46 vjeç, banues në fshatin Fitore, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe e ka kanosur atë, me mjet prerës (thikë), që ajo të tërhiqte kërkesën për t’u pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Gjatë kontrollit fizik ndaj 46-vjeçarit, në momentin e arrestimit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan mjetin prerës (thikë) me të cilin ai dyshohet se ka kanosur bashkëjetuesen.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja për të mos kallëzuar”.