Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Balla: Shumica e shqiptarëve dhe shumica e vlonjatëve e mbështesin projektin në Vlorë

    Rama pas revolucionit “flamingo”

    Përplasje te Aeroporti i Vlorës, punonjësit e Pacollit nxjerrin nga zyrat ata të Valon Ademit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    45% e punonjësve paguhen më pak se 50 mijë lekë në muaj bruto

    September 12, 2024

    TIRANË– Paga mesatare mujore bruto arriti në nivelin e 75,114 lekëve në tremujorin e dytë të vitit 2024, por gati gjysma e të punësuarve me pagë zyrtare paguhen më pak se 50 mijë lekë në muaj dhe rreth 70% paguhen në nivelin e pagës mesatare në vend.

    Sipas të dhënave të INSTAT, rreth 45% të punësuarve sipas deklarimit zyrtar në tatime paguhen nën 50 mijë lekë bruto në muaj. Në totalin e të punësuarve me pagë në tremujorin e dytë, 25% paguheshin deri në pagën minimale.

    Në kufirin 40,001-50,000 lekë paguhen 20% e të punësuarve. Më tej në kategorinë e pagave 50.001- 60.000 lekë, paguhen 9.4% e të punësuarve dhe në kategorinë 60.001-95.000 lekë 26.8% e të punësuarve që u takojnë më së shumti punonjësve në administratë.

    Por duke qenë se shumica të punësuarve në këtë nivel pagash përbëhen nga mësues infermierë dhe kishin paga nën nivelin e mesatares deri në qershor 2024, pjesa e të punësuarve me pagë që paguhen nën nivelin e pagës mesatare përbën mbi 70% të të punësuarve.

    Të dhënat e INSTAT referojnë se në tremujorin e dytë të vitit 2023, së paku pesë sektorë në vend kishin paga më të ulëta se mesatarja. Punonjësit e artit, aktiviteteve argëtuese, industrisë, tregtisë, transportit, hoteleve, restoranteve, ndërtimit, bujqësisë dhe peshkimit paguhen në nivelin e pagës mesatare.

    Në anën tjetër pagat në aktivitet financiare, informacionit dhe komunikimit, administratës publike dhe aktiviteteve të pasurive të paluajtshme kishin paga mbi nivelin e pagës mesatare në tremujorin e dytë të vitit 2024.

    Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se paga mesatare mujore bruto (paga zyrtare e deklaruar në tatime) arriti në 75,114 lekë në tremujorin e dytë ose 5% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në krahasim me tremujorin e parë 2024, rritja ishte vetëm 2% njësoj sa inflacioni.

    Rritja më e lartë ishte në sektorin privat me 6.7%, ndërsa në sektorin publik pagat u rritën vetëm 1.8%. Të dhënat tregojnë se pati rritje agresive të pagave ndërmjet tremujorit të dytë 2021 deri në fund të 2023. Këto zhvillime u nxitën nga rritja e pagave në sektorin publik, sidomos pagës minimale e cila u rrit katër herë ndërmjet tremujorit të dytë 2022 deri në fund të vitit 2023.

    Niveli i pagës minimale në këtë periudhe arriti nga 30 mijë në 40 mijë lekë. Kjo rritje nxit në paga më të larta në të gjithë nivelet e stimuluar edhe nga politika e qeverisë për të çuar pagën mesatare në sektorin publik në rreth 900 euro./Monitor

    Paga bruto Pagesat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Balla: Shumica e shqiptarëve dhe shumica e vlonjatëve e mbështesin projektin në Vlorë

    June 22, 2026

    Rama pas revolucionit “flamingo”

    June 22, 2026

    Përplasje te Aeroporti i Vlorës, punonjësit e Pacollit nxjerrin nga zyrat ata të Valon Ademit

    June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    June 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.