Site icon Informohu siç duhet

4 futbollistë të Kombëtares pa kontratë, mes tyre dhe “dashuria” e Megi Pojanit

4 futbollistë të Kombëtares pa kontratë, mes tyre dhe “dashuria” e Megi Pojanit

Transferimet për futbollistët sapo është mbyllur, ndërsa katër nga lojtarët e Kombëtares janë pa kontratë dhe e për rrjedhojë ata mund të firmosin në secilin klub që do kenë ofertë.

“Braktisja” e Empolit bëri që Etrit Berisha në moshën 34-vjeçare të mos zotojë një kontratë aktive, teksa përflitet një rikthim te Kalmar në Suedi, aty ku nisi futbollin e madh.

Gjithashtu dhe Kastriot Dermaku është në pritje të ofertave, pasi ai mbeti pa ekip pas skadimit të kontratës me Leçen.

Mbrojtësi tjetër, Frederik Veseli është pranë Dinamo Tiranës, ndërsa vijon të jetë ende pa ekip.

Gjithashtu edhe Endri Çekiçi vijon të jetë pa ekip. Kujtojmë se Çekiçi është partneri i moderatores Megi Pojanit.

 

Exit mobile version