SHKODËR– Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hënë, rreth orës 15:30 në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”, ku një 39-vjeçare ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke dëmtuar kështu një 14-vjeçare e cila ishte pasagjere në të njëjtën makinë që drejtonte 39-vjeçarja.
Nga njoftimi i policisë bëhet me dije se e mitura ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”, shtetasja 39 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë është dëmtuar një 14-vjeçare (pasagjere) e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./Radar.al