Të tjera detaje kanë dalë në pah në lidhje me aksidentin e ndodhur ditën e sotme brenda tunelit të Murrizit, në Rrugën e Arbrit.
Burimet policiore bëjnë me dije se janë përplasur dy automjete ku për rrjedhojë 3 persona kanë mbetur të plagosur.
Dy shoferët thuhet se iu nënshtruan tekstit të alkoolit, por rezultuan negativë.
Ndërsa thuhet se po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Nga ana tjetër tuneli vijon të jetë i bllokuar dhe qarkullimi i mjeteve është devijuar.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16.40, brenda tunelit të Murrizit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin italian F.T., dhe automjeti me drejtues shtetasin A.K.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë dy drejtuesve të automjeteve iu është bërë testi i alkoolit dhe kanë rezultuar 00 mg/l.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.