Paraditen e kësaj të mërkure, banorët e lagjes “ Drinas” në Kukës kanë protestuar para godinës së Bashkisë së Kukësit, për mungesën e nën dhe mbikalimeve në Rrugën e Kombit.
Ata shprehen se pavarësisht se kanë kërkuar disa herë zgjidhje për këtë problem, deri më tani nuk kanë marrë një përgjigje. Ata detyrohen që të kalojnë mes për mes Rrugës së Kombit si pasojë e mungesës së nën dhe mbi kalimeve, duke rrezikuar kështu jetën e tyre.
Banorët shprehen se janë rreth 100 qytetarë që kanë mbetur të izoluar. Gjithashtu ata i kanë drejtuar një thirrje Kryeministrit, Edi Rama, duke i vendosur dhe një afat për zgjidhjen e problemit.
Sipas një banori, Kryeministri Edi Rama ka tre ditë kohë që t’u japë zgjidhje, në të kundërt ata kanë paralajmëruar se do të bllokojnë Rrugën e Kombit dhe se protesta do të përshkallëzohet.
Banori 1: Ne duam, nënkalimin dhe mbikalimin. Ka vendosur hekura, është bllokuar rruga. I bëj thirrje Edi Ramës, mos ta bëjmë si tek trau. Të foli me kryetarin e bashkisë, jemi 100 persona. I bëj thirrje Ramës se nëse do të hapet nënkalimi, mbikalimi ne do të bllokojmë autodstradën. Tre ditë kohë ke. Hipim sipër hekurave. Nuk ka as hyrje, as dalje. Kemi ardhur përpara bashkisë, dhe kryetari është në dije. Ku ka autostradë që nuk ka nënkalim dhe mbikalim. Ka vendosur një tra aty. Ku të kalojmë? Hape rrugën se jemi lagje, paguajmë taksa. Hap rrugën se do të hapen probleme. Nuk është problem se futet një në burg. Të gjithë lagjen se fut dot në burg.
Banori 2: Ne kemi një problem, na kanë zënë rrugën për të shkuar tek shtëpia jonë. I bëjmë thirrje kryetarit që të vijë të qetësojë gjendjen. Kjo nuk ka sens, nuk është parë kund. Kalojmë nëpër hekura. Gratë dhe fëmijët nuk kalojnë dot nëpër hekura. Ose përndryshe ne do të organizohemi dhe do të bëjmë protestë, derisa të na plotësohen kërkesat tona./Radar.al