Site icon Informohu siç duhet

29-vjeçari u gjet i vra*ë në Belgjikë, familja Halilaj në Kukës hap dyert e mortit

Familja Halilaj në fshatin Bicaj të Kukësit zhvilloi pasditen e së premtes ceremoninë mortore për djalin e tyre, Bekim Halilaj, 29 vjeç, i cili u gjet i vrarë më 30 shtator në Bruksel.

Ai u zbulua i varur në një tabelë sinjalizimi rrugor, ndërsa autoritetet belge kanë nisur hetimet, duke shqyrtuar të gjitha pistat, përfshirë mundësinë e përfshirjes së elementëve të krimit të organizuar. Burimet hetimore dyshojnë se në ngjarje mund të jenë përfshirë deri në katër persona.

Në ceremoninë mortore morën pjesë qindra banorë, bashkëmoshatarë dhe qytetarë nga Kukësi, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit në vendlindje dhe e përcollën për në banesën e fundit në varrezat e fshatit.

Bekim Halilaj kishte pasur më parë probleme me drejtësinë. Në vitin 2017 ai ishte arrestuar në Angli për pjesëmarrje në një grup të dyshuar për trafik kokaine, duke u dënuar me shtatë vite burgim.

Exit mobile version