TIRANË– Finalistja e Big Brother VIP 5, Selin Bollati ka folur së fundmi në BBV Radio, ku ka ndarë reflektimet e saj mbi rrugëtimin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Pavarësisht se pse pranon që do të ishte mërzitur nëse nuk do të renditej e para, ajo thekson se ndihet fituese në mënyrën e saj.
Selini thotë se fitorja nuk lidhet vetëm me çmimin monetar apo vendin e parë, por me gjithçka që ka përjetuar dhe dhënë gjatë këtij eksperimenti social.
“Mendoj që këtu brenda e kam fituar BB tim.”- është shprehur ajo, duke nënvizuar se nuk ka kursyer asgjë nga vetja dhe është përballur me çdo situatë që i është dalë përpara.
Një pjesë të rëndësishme të deklaratës së saj, Selin ia kushtoi edhe jetës personale. Ajo u shpreh se “BB”-ja më e madhe për të është jashtë shtëpisë, duke iu referuar partnerit të saj, Gimbo, marrëdhënia me të cilin nisi brenda ambienteve të BBVA.
“Do mërzitesha nëse s’do dilja e para por mendoj që këtu brenda e kam fituar BB tim. E para BB im më i madh është partneri im Gimbo, e dyta pastaj BB tim e kam fituar sepse mendoj që nuk i kam kursyer asgjë, i jam gjendur ballë çdo gjëje që ka ardhur. Kështu që mendoj se ndoshta nuk fitoj një vlerë monetare por dal e fituar nga ky edicion.”-u shpreh Selin./Radar.al

