Site icon Informohu siç duhet

Goditje “big” në Madrid, Lukman bindet nga paga e lartë dhe largohet nga Atalanta

E KRYER/ Goditje “big” në Madrid, Lukman bindet nga paga e lartë dhe largohet nga Atalanta

Ademola Lukman do të largohet nga Atalanta për të firmosur me Atletiko Madrid. Marrëveshja është rritur mes klubeve, ndërsa edhe sulmuesi dha dritën jeshile.

Paga është tema kryesore e diskutuar në Itali. Pasi nuk pranoi për 4 milionë euro në sezon, akordi është arritur për 6.5 milionë euro bashkë me 2 milionë të tjera bonuse.

Fenerbahçe ofronte 9 milionë euro, por nuk arriti ta bindë. Atalanta ndërkohë do të arkëtojë mbi 40 milionë euro nga kjo shitje.

Skuadra e Simeones përforcohet kështu me një element mjaft të rëndësishëm. Transferimi i Lukman ishte kërkuar me ngulm gjatë kësaj kohe./PANORAMASPORT

Exit mobile version