Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur së fundmi në Laknas, Tiranë.
Burimet bëjnë me dije se një i ri është gjetur i pajetë në banesën e tij.
Deri më tani dyshohet se ai i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
“Më datë 10.03.2025, rreth orës 07:30, në Laknas, është gjetur i pajetë në banesën e tij, shtetasi B. A., 23 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit” njofton policia.

