TIRANË– Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ditën e sotme është thirrë në Prokurorinë e Posaçme për dosjen e 21 Janarit.
Pas daljes nga ambientet e SPAK, në një prononcim për mediat, Burgaj deklaroi se ka dhënë sqarime si person që ka dijeni, ndërsa thekson se ai ka zbatuar vetëm urdhrat.
“Dhashë sqarime si person qe ka dijeni për ngjarjet e 21 janarit. Plani i masave është 50 faqe, nuk mund ti komentoj. Policia ka bërë një plan të detajuar masash për 21 janarin dhe ka zbatuar ligjin. Kam zbatuar ligjin. Nuk kemi pasur asnje urdher per te reaguar. Policia ka duruar dhune ekstrem dhe nuk ka perdorur as arme dhe as dhune ndaj protestuesve. Urdherarrestet jane ekzekutuar ”, ka thënë ai për mediat pasi doli nga ambientet e SPAK./Radar.al

