PRISHTINË- Kosova kremton sot me krenari 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj. Ceremonia ka nisur me ngritjen solemne të flamurit shtetëror përpara objektit të Qeverisë në Prishtinë.
Në këtë ngjarje morën pjesë krerët më të lartë të shtetit, përfshirë Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti dhe Kryetaren e Kuvendit Albulena Haxhiu. Ky përvjetor shënon një moment historik të pjekurisë së shtetit më të ri të Evropës./Radar.al

