SHBA– Vjosa Osmani, Presidentja e Republikës së Kosovës, po vazhdon qëndrimin e saj zyrtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në sesionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani ka bërë të ditur se ishte pjesëmarrëse në një panel të rëndësishëm kushtuar integrimit euroatlantik të Kosovës dhe çështjeve të paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
“Reformat tona dhe investimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë po e pozicionojnë Kosovën si partnere mes vendeve që ndajnë të njëjtat vlera të lirisë dhe sigurisë.”- shkruar Presidentja
Ajo shtoi se mbështetja e SHBA-së si aleati kryesor strategjik i Kosovës, së bashku me përkrahjen e aleatëve të tjerë ndërkombëtarë, po ndihmon në forcimin e themeleve të një rajoni më të sigurt dhe të qëndrueshëm.
“Me mbështetjen e aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe aleatëve të tjerë, po forcojmë themelet e një rajoni më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe të përkushtuar ndaj vlerave demokratike.”-deklaroi presidentja e Kosovës./Radar.al
Samiti i NATO-s/ Begaj: Diplomacia triumfoi mbi shkatërrimin me marrëveshjen e Dejtonit
Hatërmbetja e Rozanës: Besa Kokëdhima ndryshoi këngën e Eurovisionit, s’na njoftoi!


