Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Boshnjakët padisin Dodikun për nxitje të urrejtjes pas deklaratave kundër myslimanëve

    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët këtë vit

    Ndërruan jetë tragjikisht në Itali/ Familja Kola përcillet të enjten për në banesën e fundit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    150 mijë euro në muaj për sigurimin. Dumani zbulon “sekretet”e Troplinit

    May 21, 2025
    150 mijë euro në muaj për sigurimin. Dumani zbulon “sekretet” e Visit të Pojës

    Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me operacionin “Ura” që së fundmi u realizua nga autoritetet italiane dhe shqiptare.

    Para disa kohësh në dëshminë e dhënë nga Nuredin Dumani thuhej se grupi Poja, i lidhur me Xhevdet Troplinin, është një nga më të fuqishmit në Shqipëri.

    Dumani u shpreh se ky grup ka hyrë fuqishëm në tregti që nga viti 2010 dhe kontrollojnë të gjithë Durrësin. Sipas të penduarit të drejtësisë, ata dhe në Hamburg pothuajse kanë pushtuar gjithë qytetin.

    Në lidhje me kapacitetin kriminal të grupit që udhëhiqej nga Xhevdet Troplinin, i quajtur “Poja”, Nuredin Dumani tregoi se bëhej fjalë për një grup kriminal të egër, ndër më të fuqishmit që vepronin në Shqipëri.

    Pjesë nga dëshmia:

    P.M. DOKTOR CARDINALI: Pra Visi është numri 2, Poja është numri 1. Pastaj the që edhe Miri bën pjesë.

    NUREDIN DUMANI: “Po. Këta janë tre personat më të rëndësishëm të grupit.”

    P.M. DOKTOR CARDINALI: The që ishte një grup që kishte armë.

    NUREDIN DUMANI: “Në sasi të mëdha!”

    P.M. DOKTOR CARDINALI: Është një grup që operonte… që prej sa kohësh funksiononte?

    NUREDIN DUMANI: “Ka hyrë fuqishëm në tregti nga viti 2010 e tutje. E kam fjalën që u bënë të fortë atëherë, sepse kishin punuar edhe më parë.”

    P.M. DOKTOR CARDINALI: Kishin një zonë që e kontrollonin?

    NUREDIN DUMANI: “Tani po, tani ata kontrollojnë të gjithë Durrësin! Më përpara jo.”

    P.M. DOKTOR CARDINALI: Sa persona kishte ky grup?

    NUREDIN DUMANI: “Njëherë Miri më tha që vetëm për personat që paguheshin për sigurinë, për lagjen, për familjen, ai paguante çdo muaj 150 mijë euro.”

    P.M. DOKTOR CARDINALI: Sa persona?

    NUREDIN DUMANI: “Nuk mund të jap një numër të saktë sepse ishin shumë! Rroga minimale për një person që punonte për sigurinë varionte nga 500 deri në 1000 euro.”

    P.M. DOKTOR CARDINALI: Nëse paguante 150 mijë euro, të paktën 150 persona?

    NUREDIN DUMANI: “Po.”

    P.M. DOKTOR CARDINALI: Këta ishin ata që qëndronin në Durrës. Kishte të tjerë jashtë Durrësit?

    NUREDIN DUMANI: “Dëgjo, këta që paguheshin ishin ata që nuk i duheshin për gjëra të tjera. Ndërsa ata që ishin jashtë Durrësit ishin ortakët në tregti. Këta u rritën shumë në periudhën kur presidenti ishte një person i korruptuar. Që ishte këtu në Shqipëri dhe që edhe sot është në qarkullim.”

    P.M. DOKTOR CARDINALI: Po jashtë Shqipërisë, kishte njerëz të tjerë?

    NUREDIN DUMANI: “Shumë.”

    P.M. DOKTOR CARDINALI: Në Europë?

    NUREDIN DUMANI: “Në Gjermani, Itali. Në Hamburg pothuajse kanë pushtuar gjithë qytetin, sepse edhe unë kisha ndërtuar punën time atje. Po flas për trafikun e kokainës. Ata arrinin të dominonin tregun përmes çmimit të ulët të kokainës.”

    P.M. DOKTOR CARDINALI: Por a e kanë rrëzuar konkurrencën edhe me forcë?

    NUREDIN DUMANI: “Jo, ata nuk e kanë forcën. Jo.”

    Oficer P.G GJONI: Pyet nëse e kanë përdorur ndonjëherë?

    NUREDIN DUMANI: Nuk e ka përdorur forcën. Me mua nuk kishte shans, por them me të tjerët – nuk kam dëgjuar ndonjëherë. Nuk kishte nevojë për forcë, sepse ai e ulte çmimin dhe futej në treg.”

    P.M. DOKTOR CARDINALI: Kjo në Gjermani dhe në Hamburg. Pastaj the që kishte njerëz edhe në Itali.

    NUREDIN DUMANI: Po, më tregoi se në Itali kishte mundësi ta fuste drogën në zonën e Kalabrisë. Ajo vinte nga Kolumbia dhe shkarkohej atje.

     

     

    Dumani sekretet Visi i Pojes
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Boshnjakët padisin Dodikun për nxitje të urrejtjes pas deklaratave kundër myslimanëve

    February 11, 2026

    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët këtë vit

    February 11, 2026

    Ndërruan jetë tragjikisht në Itali/ Familja Kola përcillet të enjten për në banesën e fundit

    February 11, 2026

    Edhe detyrimet e papaguara vendore deri në 2014 do të falen, Drejtoria e Tiranës sqaron periudhat

    February 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 11 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Tre shenja të zodiakut që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Tre shenja e horoskopit që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.