GJIROKASTËR– Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastsër ka njoftuar se një 15-vjeçare ka tentuar ti japë fund jetës duke konsumuar një sasi medikamentesh.
Më tej në njoftim bëhet me dije se e mitura është paraqitur në spital për mjekim e për fatin e mirë ka shpëtuar.
Dyshohet se kushtet depresive në të cilat ndodhej adoleshentja e kanë e kanë çuar atë të ndërmarrë këtë akt. Ndërsa pas marrjes së mjekimit në spital është kthyer në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Pasditen e djeshme është paraqitur në spital, për mjekim, një 15-vjeçare, e cila dyshohet se në kushte depresive ka konsumuar një sasi medikamentesh. Pas marrjes së mjekimit, ajo është kthyer në banesë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.