Site icon Informohu siç duhet

13-vjeçari i diagnostikuar me kancer bën ëndrën realitet, Trump e bën agjent

SHBA– Gjatë momentit kur Presidenti amerikan është paraqitur në Kongres, një 13-vjeçar i diagnostikuar me kancer u betua si oficer nderi i zbatimit të ligjit.

“Emri i tij është DJ Daniel, është 13-vjeç dhe gjithmonë ka ëndërruar të bëhet polic.”- deklaroi Trump.

Nga pamjet e publikuara shihet teksa 13-vjeçari tundi dhe mbajti duart lart në formën e një zemre përpara se të ngrihej nga i ati për të parë sallën.

Trump tha se Daniel vuante nga kanceri i trurit dhe një herë i kishin dhënë pesë muaj jetë.

Tani, më shumë se gjashtë vjet më vonë, Trump tha se Daniel dhe babai i tij “kanë qenë në një përpjekje për të realizuar ëndrrën e tij – dhe DJ është betuar si një oficer nderi i zbatimit të ligjit”.

Më pas Trump më pas udhëzoi drejtorin e Shërbimit Sekret Amerikan që ta bënte zyrtarisht Danielin agjent, me brohoritje nga dhoma./Radar.al

Exit mobile version