Këshilli i Ministrave ka miratuar ndarjen e 113 milionë lekëve nga buxheti i vitit 2025 për bashkësitë fetare që kanë marrëveshje me shtetin shqiptar. Fondet do të përdoren kryesisht për subvencionimin e pagave dhe mbështetjen e institucioneve arsimore fetare, por edhe për investime specifike.
Përfituesit janë:
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë – 33.8 milionë lekë
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë – 26.4 milionë lekë
Kisha Katolike në Shqipëri – 26.4 milionë lekë
Kryegjyshata Botërore Bektashiane – 26.36 milionë lekë, ku përfshihet edhe një kontribut për ndërtimin e Teqesë së Shtufit në Gjirokastër dhe një shumë shtesë për veprimtarinë ndërkombëtare.
Fondi miratohet në bazë të ligjit për financimin e bashkësive fetare dhe përfshin pagesa të pjesshme të pagave për qindra punonjës në administratë dhe arsim.


