Këshilli i Ministrave miratoi sot 150 milionë lekë fonde shtesë për financimin e fushatës së partive pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria miratoi fondin shtesë “mbështetje për partitë politike” i cili u shpërndahet subjekteve zgjedhore, pjesëmarrëse në këto zgjedhje, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Efekti financiar përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme, miratuar për vitin 2025.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.