Site icon Informohu siç duhet

1 vit burg, por…/ GJKKO jep vendimin për Nikolin Nikën i akuzuar për korrupsion në drejtësi

GJKKO dënon me tre vite burg ish-zyrtaren e njohur. Ja për çfarë akuzohet

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për Nikolin Nikën, i akuzuar për korrupsion aktiv ndaj funksionarëve të drejtësisë.

Në vendimin Nr. 39, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Flojera Davidhi, Elsa Ulliri dhe Rudina Palloj, miratoi marrëveshjen e fajësisë mes Prokurorisë dhe të pandehurit, duke e shpallur Nikën fajtor për veprën penale të parashikuar në nenin 319 të Kodit Penal.

Ai u dënua me 1 vit burg, por Gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit për një periudhë prove prej dy vitesh, gjatë së cilës i pandehuri nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale dhe duhet të qëndrojë në kontakt të vazhdueshëm me Drejtorinë e Shërbimit të Provës në Lezhë.

Gjithashtu, Gjykata urdhëroi që Nikolin Nika të mos ketë kontakte me persona të dënuar dhe të paguajë të gjitha shpenzimet procedurale të hetimit dhe gjykimit.

Exit mobile version